Spahiu: Qytetarët e dhanë verdiktin, më 25 prill shpallim fitoren e madhe
Sot LSI-ja mbylli fushatën zgjedhore, dhe për kandidatin dhe kreun e LSI-së së Tiranë, Përparim Spahiu thotë se qytetarët e dhanë verdiktin dhe që shpallin 25 prillin, fitoren e madhe. ”Prania e madhe e qytetarëve ditën e sotme në Sheshin “Nënë Tereza” edhe pse në një ditë me shi, tregoi e vulosi përfundimisht se LSI është forca politike e besuar e shqiptarëve dhe dita e diel është dita e madhe për gjithë shqiptarët! Të sigurtë drejt fitores! Të sigurtë për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë tonë. Fitore”,-shkruan Spahiu në facebook.