Spahiu: Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota nuk pendohet. Populli është në këmbë
Kryetari i LSI-së në Tiranë, njëherësh edhe kandidati me numrin 5 në listën e qarkut të Tiranës, Përparim Spahiu, thotë se Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota, nuk pendohet. Po ashtu ai thekson edhe se populli është në këmbë. ”Mafia nuk pranon kurrë që ka bërë krime. Ndaj, dhe Rilindasit në mënyrë groteske e hedhin kopilin në ferrë me argumentin “s’është i yni”. Populli është në këmbë! Asnjë tentativë kriminale për blerje votash nuk do të tolerohet! Mos i hidhni benzinë zjarrit. Lërini qytetarët e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë të votojnë të lirë! Ndryshimi i madh po troket, jemi gati”,-shkruan më tej kandidati i LSI-së.
Postimi i plotë
Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota nuk pendohet! Është 2 herë skandaloz fakti i tentativës për blerje votash në Maqellarë nga drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë që u kap me lekë e fletë votimi në makinë. Skandali i parë është që rasti i Maqellarës ku blerësi i votave tani gjendet nën arrest, tregon mentalitetin grabitës dhe manipulues të Rilindjes. Ata nuk heqin dorë nga vjedhja e votës!
Skandali i dytë është qëndrimi qesharak i PS Dibër, që në vend se të kërkojë ndjesë për turpin e madh, pretendon se nuk ka lidhje me personin në fjalë, Denis Xholi. Zotëria është përfaqësues i PS, blinte vota për PS, është funksionar në bashkinë e drejtuar nga PS. Ai është ndaluar në një akt kurajoz të qytetarëve të Maqellarës. Ai është kapur me presh në dorë! Ndaj gjendet i arrestuar!
Por, mafia nuk pranon kurrë që ka bërë krime. Ndaj, dhe Rilindasit në mënyrë groteske e hedhin kopilin në ferrë me argumentin “s’është i yni”. Populli është në këmbë! Asnjë tentativë kriminale për blerje votash nuk do të tolerohet! Mos i hidhni benzinë zjarrit. Lërini qytetarët e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë të votojnë të lirë! Ndryshimi i madh po troket, jemi gati!
#ShqiperiaShtepiaJuaj 🇦🇱
#Voto6LSI 🌹
#VotoPerparimSpahiu5
P.S. Fotot e mëposhtëme tregojnë qartë se kë mbështet i ndaluari dje në Maqellarë, Denis Xholi!