Spaho: Askush nga aleatët nuk do të jetë në listat e PD-së

Manovra e katër viteve më parë e ish-liderit Sali Berisha për të bërë pjesë të listave të kandidatëve për deputetë, krerët e partive kryesore aleate, nuk shihet si e duhura për pasardhësin e tij në krye të PD-së, Lulzim Basha, i cili duket se ka vendosur të ndryshojë krejtësisht strategjinë e përfaqësimit të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në një prononcim për mediat, nënkryetari demokrat Edmond Spaho deklaroi se në zgjedhjet e 18 qershorit asnjë aleat nuk do të dalë deputet prej listave të Partisë Demokratike.

“Jo, jo, jo, asnjë kërkesë të kësaj natyre. Dhe nuk ka për të pasur individë nga partitë e tjera, qofshin këta edhe kryetarë, që të jenë në listat e PD. Eksperienca e zgjedhjeve të vitit 2013 tregoi që nuk ishte ndoshta më e mira”, garanton numri dy i PD-së për “News24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2013-ën, ish-Kryeministri Sali Berisha, u tregua “bujar” me partitë kryesore aleate, duke bërë kryetarët e tyre pjesë të listave, një manovër kjo që rezultoi e gabuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpëtim Idrizi ishte i pari që braktisi demokratët për t’u bashkuar me Edi Ramën. Një vit më vonë të njëjtën rrugë ndoqi edhe demokristiani Nard Ndoka.

Por, me aleatët Lulzim Basha është bashkë në betejën për garantimin e votave. Edmond Spaho një replikë e ka edhe me OSBE/OHDIR, që thotë se nuk ka kohë për përdorimin e elektronikës.

“Kërkesa për votim elektronik është detyrim ligjor. Është në mandatin e OSBE të jetë garant i procesit dhe jo kronometri i datës së zgjedhjeve, kështu që në këtë kuptim është në detyrën dhe përgjegjësinë e OSBE që ka 25 vite në Shqipëri që kryen reforma, që të garantojë një proces të lirë dhe të ndershëm. Ne nuk do hyjmë për të qenë fasadë në zgjedhje, apo për t’i dhenë legjitimitet zgjedhjeve të vjedhura. Nuk do lejojmë që këto zgjedhje të vidhen dhe për këtë qëllim do përdorim çdo mjet që na lejon demokracia, pasi është vullneti i qytetarëve shqiptarë që të kenë një proces zgjedhor të besueshëm si në të gjithë vendet e tjera”, -theksoi Spaho./H. Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?