Spaho: Bojkotojmë seancën, dekreti për mbetjet s’u fut në rend dite

Deputetë të Partisë Demokratike kanë bojkotuar sot seancën plenare në shenjë proteste pasi dekreti për plehrat nuk u fut në rend të ditës për tu votuar në Kuvend.

Këtë fakt e komunikoi në një deklaratë për mediat deputeti i opozitës, Edmond Spaho.

Ai theksoi se në një kohë që kryeministri duhet të fliste dhe reagonte për protestën e stome para parlamentit, lëshoi një lumë sharjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pohoi se opozita kërkon rrëzimin e ligjit të mbetjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me qindra qytetarë filluan një protestë që dje dhe kryeministri vjen e hedh një lum sharjesh në Kuvend.

Ligji për importin e mbetjeve qenka sipas tij i fjalës së fundit. Në shenjë proteste ne vendosemi të largohemi.

E kemi bojkotin vetëm për sot. Në mënyrë të njëanshme maxhoranca e nxori nga rendi i dekretin.

Ne do kërkojmë që në Shqipëri mos të ketë import plehrash, deri sa ky ligj të rrëzohet.”, tha Spaho.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?