Spaho: Gazetari me pagesë i ‘The Economist’ të vijë në shikojë fushat e drogës Dibër në pronësi të policisë

Publikimi i disa fotove nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në shoqërinë e gazetarit të “The Economist” shfaqej në një operacion anti-kanabis në Vlorë ka shkaktuar reagimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike Edmond Spaho. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, Spaho e cilëson si një shfaqje, të sponsorizuar dhe paguar nga vetë trafikantët, të cilët të udhëhequr nga ministri Tahiri duan t’i tregojnë botës se jemi në rrugën e duhur me Shqipërinë.

“Filluan të na bëjnë shfaqje me gazetarë të huaj për “luftën” ndaj kanabisit dhe “ndarjen” nga e shkuara. Tim Judah do na bëjë një artikull në ‘The Economist’, ku do na përshkruajë se sa i impresionuar është nga lufta që po i bën kultivimit të drogës qeveria shqiptare dhe veçanërisht ministri Tahiri. Artikullin e kanë sponsorizuar dhe paguar vetë trafikantët, të cilët duan ti tregojnë botës se jemi në rrugën e duhur me Shqipërinë e gjeneratës së ardhme dhe policinë e gjeneratës së ardhme, sikurse thotë ministri i trafikantëve”- shkruan Spaho.

Më tej numri 2 i selisë blu e fton gazetarin Judah që të shikojë nga afër situatën e fushave me kanabis të mbjella në territorin e Dibrës, ku sipas tij, ato janë në pronësi të punonjësve të policisë dhe përfaqësuesve të së majtës në nivel lokal. “U bënë tre javë që qëndroj në Dibër dhe kam mësuar në detaje se ku janë të gjitha fushat e mbjella me kanabis dhe në pronësi, të cilit punonjës policie apo politikani lokal janë. Ftoj gjithë trupin diplomatik në Tiranë si dhe gazetarin me pagesë Tim Judah të vijnë në Dibër. Udhërrëfyesin dhe guidën nëpër fushat e mbjella me kanabis do jua bëj unë, pa pagesë”- thekson Edmond Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?