Spaho: PD e hapur dhe për partitë e tjera të djathta

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se PD është e hapur edhe për partitë e tjera të djathta. Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Spaho tha se PD i mirëpret të gjithë ata që duan të bashkojnë forcat me të.

“Ftesa për t’iu bashkuar PD ka qenë ndaj kujtdo. Kush dëshiron t’i bashkohet PD në misionin e saj, është i mirëpritur”, tha Spaho.

Nënkryetari i PD shtoi se procesi i zgjedhjes së kandidatëve për deputetë do të jetë demokratik dhe i hapur, çka u miratua pak ditë më parë nga selia blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne vazhdojmë të demokratizojmë PD. Para 2-3 vitesh premtuam që do të ishte hera e fundit që listat të mund të përgatiten nga kreu i PD. Siç e patë, pak ditë më parë, kryesia e PD mori vendimin për nisjen e procedurave për marrjen e propozimeve nga baza për kandidatët. Procesi do të jetë i hapur dhe demokratik”, tha ai.
Spaho deklaroi se me marrjen e pushtetit, PD do të anulojë koncesionet, pasi me to është abuzuar.
“Është abuzuar me koncesionet, prandaj nuk është vështirë të anulohen”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri dy i PD theksoi se demokratët do të vijojnë të kërkojnë qeveri tranzitore para zgjedhjeve të ardhshme elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?