FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spaho: Të shkarkohet Drejtori i Shërbimit Social, po blen vota me ndihmë ekonomike dhe dekodera

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka denoncuar sot një skandal që, sipas tij, po ndodh në prag të zgjedhjeve: Blerjen e votave nga PS-ja nëpërmjet Shërbimit Social.

Spaho tha se Drejtori i Shërbimit Social po e shpërndan ndihmën ekonomike duke u kërkuar familjeve të varfra të votojnë për PS-në por edhe nëpërmjet deputetëve, qëpo shpërndajnë po vetë dekoderat televizivë për familjet e varfra.

“Drejtori i Shërbimit Social duhet të shkarkohet, tha Spaho, sepse po shpërndan vetë ndihmën ekonomike derë me derë duke kërkuar të votojnë për Partinë Sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Shërbimit Social të Shqipërisë duhet të burgoset për herë të dytë se e ka ngarkuar Taulant Ballën në kurriz me dekoderat që po i shpërndan në fshatrat e Elbasanit. Kjo është ndershmëria dhe baza e njejtë me të cilën po na çon në zgjehdje kjo qeveri?!” – theksoi Spaho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?