SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka
SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit.
Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.
Kërkesa e SPAK-ut për vite burgu për sjecilin:
Lefter Koka 10 vjet burg
Alqi Bllako 4 vjet burg
Serafin Papa 4 vjet burg
Pëllum Abeshi 4 vjet burg
Jonida Zqeqo 4 vjet burg
Bardhyl Çabiri 4 vjet burg
Mirel Mërtiri 10 vjet burg
Stela Gygallja 7 vjet burg
Klodian Zoto 10 vjet burg