
SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirimin e Jamarbër Malltezit nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Lartë për rekurs të vendimit të gjyqtares së Apelit, Iliriana Olldashi, e cila nxori nga burgu duke lënë në arrest shtëpie Maltezin, raportojnë mediat duke cituar burime nga SPAK.
Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.