SPAK mbyll hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, kush janë funksionarët e përfshirë
SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen “Toyota Yaris”.
Aurel Zarka, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.
Zyrtarja Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete.
Radovan Cela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm. Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10-ditor. Dosja pritet të kalojë për gjykim.