SPAK thërret Malltezin për ta marrë në pyetje. Avokatët: Të shtyhet seanca

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e sotme Jamarbër Malltezin për t’u marrë në pyetje lidhur me aferën “Partizani”. Kjo është hera e parë që Malltezi thirret për t’u marrë në pyetje që kur ndaj tij u vendos masa arrest në shtëpi. Seanca është planifikuar në orën 10:00 me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj njoftoi dje se kanë depozituar në SPAK kërkesë për shtyrjen e seancës, pasi avokatët mbrojtës të Malltezit për shkak të impenjimeve nuk mund të marrin pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?