Spartak Ngjela në krah të Veliajt: Hiqja korrupsionin edhe kryeqytetit

 

Spartak Ngjela është shfaqur sot publikisht pro kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Ngjela e ka vlerësuar figurën e Veliajt, duke thënë se ai është i pakorruptueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka kërkuar që Veliaj t’i heqë korrupsionin edhe qytetit, që sipas Veliajt po i merr frymën qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Korrupsioni po i merr shpirtin qytetit.

Hiqi korrupsionin qytetit dhe jep modelin tënd me freskinë intelektuale moderne që të karakterizon. Tirana nuk është ende një qytet evropian.

I bëjmë qejfin vetes kur themi kështu.

 Krijoji opinionit publik shqiptar që je i pakorruptuar.

Krijo marrëveshje me kryeministrin dhe kthejini dinjitetin Tiranës”, ka thënë Ngjela.

Sipas tij, ka ardhur koha që në Tiranë të mos përfitojë të dy palët e politikës, por thjesht të jetë një kryebashiak që është kundër përfituesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?