Spartak Ngjela: Sllavët bërtasin nga frika e shqiptarisë

Avokati Spartak Ngjela, thotë se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria. ”Sllavët ndihen të trembur, bërtasin nga frika e shqiptarisë, në një kohë që shqiptarët në Kosovë,, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal i Zi, po e kuptojnë përditë e më shumë forcën e tyre”,-shkruan Ngjela.

Postimi i plotë

Të gjithë miqtë apo armiqtë tanë duhet ta dinë se: në këto pozita të favorshme që gjendet Shqipëria dhe Kosova, shqiptaria është e pathyeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Se janë dy shtete shqiptare, por që të dy janë bashkë me rrerh 6 milionë shqiptarë. Dhe këtë më mirë nga të gjithë e dinë armiqtë e Kosovës. Koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sllavët ndihen të trembur, bërtasin nga frika e shqiptarisë, në një kohë që shqiptarët në Kosovë,, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal i Zi, po e kuptojnë përditë e më shumë forcën e tyre.

Po Shqipëria? Shqipëria po rigrupohet se tani, me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në favor të shqiptarisë, po priten lëvizje kombëtare në Çamëri. Dhe po filloi lëvizjet patriotike edhe në Maqedoninë e Veriut, do të themi se filloi procesi i bashkimit të botës shqiptare në Gadishullin Ilirik. Prisnii dhe shikoni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?