Spartak Ngjela sulmon ashpër Minishengenin Ballkanik dhe Kryeministrin Rama

Avokat Spartak Ngjela, në emisionin “Top Talk” në “Top Channel” ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë si dhe për mini-Shengenin.
“Serbia është në rënie drastike, vajti ti merrte të gjitha dhe i ka humbur të gjitha. Vajti të merrte 70% te Bosnjes, 30 % të Kroacisë dhe 100% të Kosovës. Tani kërkon të marrë revanshin, ka gjetur Ramën, të paktën kështu na shkon mendimi. Këtu lind problemi pse nuk fiton dhe dëmtohet Shqipëria më një mini-Shengen, nuk është vetëm mini-Shengen. Është heqja e doganave”,- tha Ngjela.

Ai shtoi se “Shqipëria nuk prodhon mall, mallrat i ka shkatërruar në vitet 90-të. Shkatërruan të gjithë ekonominë shqiptare. Se kush i ka urdhëruar dhe pse e bënë do ta nxjerr historia. Aktualisht prodhim nuk ka, po me se jetojmë? Shqipëria nuk ka eksportuar mall, po ka eksportuar punë, sa? 1.5 milion shqiptar kanë ikur se kanë kushte të keqija dhe të vjen paraja e punës që merret në migrim. Po mallrat? mallrat ti sjell Serbia. Rama nuk është ndonjë politikan i nivelit të lartë, Rama nuk e njeh tregun”,- tha Ngjela.

SHKARKO APP