Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Spartak Ngjela: Vuçiçi përballet me protesta masive. Bravo Albin Kurti që nuk tërhiqesh, je hero kombëtar!

Aktualitet E diel, 4 Qershor 2023 21:35
Spartak Ngjela: Vuçiçi përballet me protesta masive. Bravo Albin Kurti që nuk tërhiqesh, je hero kombëtar!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Spartak Ngjela-
Dhjetëra mijëra demonstrues po mbushin sheshet dhe bulevardin e Beogradit duke kërkuar dorëheqjen e Viçiçit, kurse dy negociatorët qesharakë ndërkombëtarë, nga frika se mund të rrëzohet Vuçiç, po i kërkojnë Albin Kurtit të tërhiqet nga mësymja e policisë së Kosovës në katër komunat e Veriut.
Po kërkohet që kryetarët e zgjedhur të komunave të mos shkojnë në godinat e institucioneve, ku kanë drejtuar ish-kryetarët serbë të komunave.
Por në të njëjtën kohë demonstratat kundër presidentit Vuçiç po vijojnë në forma masive. Gjë që po tregon se, kërkesat për rrëzimin e Aleksandër Vuçiçit janë kthyer në fenomen shoqëror.
Shenjat janë të njëjta me demonstratat që rrëzuan Milosheviçin. Nëse protestat do të vijojnë në mënyrë masive, historia do ta përsërisë vetveten, dhe Vuçiç do të rrëzohet.
I.
Albin Kurti nuk e pranoi skemën e dy përfaqësuesëve ndërkombëtarë: Lajçak dhe Eskobar.
Dhe gjendja nuk dihet si do të përshkallëzohet në Veriun e Kosovës.
Kurti ka të drejtë. Po përfaqësuesit ndërkombëtarë, një amerikan dhe një nga Bashkimi Evropian?
Këta nuk do t’ia dalin dot. Tërheqja e Kurtit do të ishte bashkim me tendencat e reja kolonialiste të pushtim të vjetër serb.
Kurti nuk do ta pranojë, kjo dihet – po politika amerikane si do të sillet?
II.
Këtu fjala është: çfarë qëndrimi do të mbajë ushtria amerikane?
Qëndresa e Kurtit është një politikë e madhe, dhe nuk është politikë cic-mic. Por, në këtë politikë forcohet shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria, por edhe interesi amerikan në Ballkanin Perëndimor.
Domethënë, pyetja e drejtpërdrejtë politike për këtë rast, është kjo: a do ta marrë Kurti Veriun e Kosovës?
Qëndresa e tij është një akt i madh patriotik. Dekadenca e Serbisë në funksion të pushtimit të territoreve shqiptare duhet të shkojë deri në fund.
Fenomenin e fortë të shqiptarizmit, i cili ka 25 vjet që njeh vetëm rritje, nuk ka më forcë që ta ndalojë.
Po politika amerikane, nuk e di që Veriu i Kosovës është detyrim historik i shqiptarizmit?
Ky është një fakt historik, kurse përfaqësuesi amerikan Eskobar, individualisht, ka një tendencë të njohur kundër shqiptarizmit. Po përse e mban këtë ende politika e lartë amerikane?
Kjo nuk dihet, por qëndresa politike e Albin Kurtit në skemën e tij për Veriun e Kosovës, do ta rrëzojë politikisht Eskobarin.
II.
Na duhet të theksojmë se te komunat e Veriut të Kosovës dhe në qytetin e Mitrovicës, atje ka qenë i gjithë përqendrimi antishqiptar i serbëve, të cilët janë sot shoqëria me antiamerikane në Botë?
Por a do të fitojë dot Viçiç kundrejt shqiptarizmit?
Kjo është e pamundur. Koha historike, kur krijon tendencën e vet drejt të vërtetës për një komb apo kombësi, është e pamundur që të ndalojë e ta lërë në mes të rrugës arsyen historike të së vërtetës.
Po, këtu, në funksion të kohes historike të shqiptarizmit në Ballkan, ngrihet edhe një pyetje: po ushtria amerikane ku e ka qëndrimin, do mbrojë interesin amerikan, apo do të tërhiqet që ushtria e Kosovës ta përmbushë e vetme detyrën e saj historike për kombin e vet, në të katër komunat e Veriut të Kosovës?
III.
Nëse do të pranohet nga politika e Shteteve të Bashkuara se Veriu i Kosovës është forcë e Shqipërisë së Bashkuar dhe Shqipëria e bashkuar është e ardhmja e suksesit amerikan kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor, atëherë gjithçka do të ecë për historinë e Shqipërisë.
Po në të kundërt?
Në të kundërt, Kurti do të vijojë skemën e tij, sepse trupat e Beogradit nuk mund të hyjnë dot në Kosovë.
Atëherë?
Çështja e Veriut shqiptar, është një çështje e fituar.
Të shohim se si do të vijojnë ngjarjet.

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 6 orësh
Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 7 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 7 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.