Spiropali: Dy salla në Kuvend emërohen “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”

Sot, në Kuvendin e Shqipërisë, janë emëruar dy salla me emrat e dy figurave të shquara të politikës shqiptare, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, theksoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë.

“Sot, para nisjes së seancës plenare, nderuam kontributin e dy politikanëve e parlamentarëve të shquar të Shqipërisë, të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani, duke emërtuar dy salla, këtu në mjediset e Sallës së seancave, me emrat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sallë janë familjarët e Bashkimit dhe Gertit, të cilët i përshëndes ngrohtësisht në emrin tuaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin dy politikanë aktivë dhe me integritet të lart, prindër, bashkëshortë, bij dhe vëllezër model, që frymëzojnë me kontributin, dashurinë dhe miqësinë që na kanë dhënë të gjithëve ne.

Ishte kjo arsyeja e vendimit për të emërtuar këto dy salla me emrat e tyre.

Bashkim Fino ishte një politikan që është dalluar për urtësinë, energjitë dhe përkushtimin në shërbimin ndaj vendit.

Kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës më të vështirë të tranzicionit, në vitin 1997. Disa herë ministër, zëvendëskryeministër dhe deputet i Partisë Socialiste në të gjitha legjislaturat që nga zgjedhjet e korrikut 1997 deri në zgjedhjet e 2017.

Si deputet ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend.

Gerti Bogdani ishte një ndër politikanët më të rinj dhe më të talentuar të Shqipërisë. Një drejtues i respektuar dhe i kudogjendur në qeverisjen vendore në Tiranë. Deputet i Kuvendit në dy legjislatura, 2009-2017 për Partinë Demokratike që i dha dinjtet e hijeshi Kuvendit me figurën dhe përfaqësimin ekselent.

I njohur ndërkombëtarisht për kontributin politik dhe vlerat që mishëroi dhe jetërsoi në veprimtarinë e tij politike në shërbim të vendit.

Respekt, nderim e mirënjohje për emrin dhe kontributin e tyre”, tha Spiropali para nisjes së senacës ditën e sotme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?