FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali falënderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë dhe vullnetarët që po luftojnë kundër flakëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, falenderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë, bashkive, institucioneve dhe vullnetarëtqë po luftojnë kundër flakëve dhe shpreh solidaritetin me banorët e prekur.

“Falenderim e respekt të thellë për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë e bashkive, institucioneve të tjera, grupeve vullnetare, të cilët po luftojnë kundër flakëve, për të shpëtuar e mbrojtur jetët e njerëzve, shtëpitë, institucionet publike, pronat, zonat pyjore dhe natyrën.
Dhimbje për banorët e prekur nga zjarret në këto ditë e netë kaq të vështira.
Kuvendi do të mbështesë çdo nismë për shtimin e buxheteve e masave për kujdesin e parandalimin e rrezikut të zjarreve, por edhe dënimin e ashpër të zjarrvënësve të pamend e të pashpirt!”, shprehet Spiropali në një reagim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?