Spiropali i përgjigjet ashpër nënkryetarit të LRI: Ka kohë për padi penale

Zyrtarja e PS dhe ish-Drejtoresha e Doganave, Elisa Spropali ka reaguar ndaj kritikave të bëra në rrejtet sociale nga Nënkryetari i LRI-së, Kelvi Pojana. Sipropali shkruan në Facebook se ka marrë sugjerime për ta paditur për shpifje Pojanën. Spiropali shkruan se ka kohë për padi penale, Reforma në drejtësi sapo ka nisur.

Komenti i Plotë në Facebook:

“Për t’u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç’të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët”, më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSH-it, nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Në fakt s’do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete. S’ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjienë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet sociale? Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur ✌”.

Pojana shkruante sot se “Elisa Spiropali u dorëhoq nga posti i kryetares së Doganave pasi nuk kishte më se çfarë të vidhte”.

N/kryetari i LRI për Spiropalin:Patriotja që s’la gjë pa vjedhur në Dogana

https://www.facebook.com/espiropali/posts/10155069043887926

SHKARKO APP