
Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.
Paraditen e sotme, Spiropali ka ndarë një video në rrjetet sociale nga parku Taras Shevçenko në Odesa, ku duket krah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe eksponentëve të lartë të Bashkimit Evropian.