Spiropali në Poloni: Përfundimi i negociatave deri në 2027, objektiv kombëtar strategjik

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetët Mimi Kodheli, Anduel Tahiraj, Milva Ekonomi dhe Eralda Bano, në datat 5 e 6 mars, ndodhet për një vizitë zyrtare në Poloni, ku zhvilloi një takim me kryetarin e parlamentit, Szymon Hołownia.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat me kryetarin e parlamentit të Polonisë, Szymon Hołownia, Spiropali u shpreh se, në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Polonisë, si një vend që përherë ka mbështetur proceset më të rëndësishme të Shqipërisë, transformimin e saj, demokratizimin dhe anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Konfirmuam që dialogu politik mbetet një shtyllë kryesore e marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria është e angazhuar të vazhdojë dialogun e hapur midis vendeve tona në të gjitha nivelet dhe ndan të njëjtin mendim se parlamentet luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e dialogut dy palësh. Shqipëria ka përcaktuar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030 dhe përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 si një objektiv kombëtar strategjik. Gjatë vitit 2025 synojmë të hapim, shpresojmë, 23 kapituj të tjerë të negociatave, pjesë e grup-kapitujve 2, 3, 4 dhe të mbyllim kapitujt 1 dhe 2. Të mbajmë dy konferenca ndërqeveritare në mars dhe qershor, gjatë Presidencës polake. Ky është një plan ambicioz por totalisht i realizueshëm”, tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?