Spiropali pret kryetarin e Bashkisë së Hora e Arbëreshëvet, Peta: E domosdoshme linja ajrore direkte Tiranë-Palermo
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe bashkive arbëreshëve në Itali, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Bashkisë së Hora e Arbëreshëvet,Rosario Peta, njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.
Spiropali nënvizoi se pas vizitës së saj në Horën e Arbëreshëvet, në gusht të vitit të kaluar, për të marrë pjesë në festimet me rastin e themelimit të Horës dhe vendosjen e bustit të heroit tonë Kombëtar tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, bashkëpunimi mes Kuvendit, bashkisë së Horës dhe bashkive të tjera arbëreshe në Itali është intensfikuar.
Po ashtu i përcolli Kryetarit të bashkisë Peta angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar e bashkëpunuar me parlamentin, qeverinë dhe institucionet italiane për zgjidhjen e disa çështjeve të komunitetit të arbëreshëve në Itali. Theksi u vu në mbështetjen për mësimin e gjuhës shqipe dhe arbëreshe, rritjen e vizibilitetit të komunitetit arbëresh në televizionet italiane dhe vendosjen e një linje direkte ajrore Tiranë-Palermo.
KOHA JONË SONDAZH




