Spiropali: Shqipërinë që ëndërroi Skënderbeu mund ta realizojë vetëm Edi Rama

Partia Socialiste zhvilloi një takim të madh në Sheshin “Skënderbej” me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj, tha se Shqipërinë që kanë ëndërruar rilindësit mund ta bëjë realitet vetëm Kryeministri, Edi Rama.

“Ne duam Shqipërinë që ëndërruan Rilindasit, Ismail Qemali dhe Gjergj Fishta. Në duam Shqipërinë që ëndërroi ky burri këtu, Skënderbeu. Ka vetëm një njeri që mund ta realizojë këtë, ai është Edi Rama”,- tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?