Spiropali: Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës. Veprat që la janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit kombëtar

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka nderuar kujtimin që ka pas Dom Ndre Mjedën, i cili u nda nga jeta më 1 gusht 1937. Sipas Spiropalit, veprat që la pas Mjeda, janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar. ”Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare”,-shkruan Spiropali.

Postimi i plotë

Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës, larguar nga kjo jetë më 1 gusht 1937, një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës shqipe forcë, bukuri, pasuri e dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vepra e Ndre Mjedës është një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, një zë zgjues i ndërgjegjes së shtypur të shqiptarëve, një mbrojtës si rrallëkush i kulturës dhe i gjuhës sonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare.

Ndre Mjeda ishte anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, në Kongresin e Manastirit, në vitin 1908. Trashëgimia e Ndre Mjedës mbetet e gjallë edhe përmes vargjeve të Tij plot muzikalitet, elegancë e atdhedashuri:

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel,
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?