Spiropali: Sot në Kuvend miratuam marrëveshje ndërkombëtare strategjike për Shqipërinë
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka ndarë marrëveshjet ndërkombëtare që u votuan me 71 vota në seancën plenare, ku mungoi opozita. ”Sot në Kuvend miratuam marrëveshje ndërkombëtare strategjike për Shqipërinë në fushat e sigurisë, integrimit europian, zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit”,-shkruan Spiropali në një postim në Facebook.
Postimi i plotë
Sot në Kuvend miratuam marrëveshje ndërkombëtare strategjike për Shqipërinë në fushat e sigurisë, integrimit europian, zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit:
-Ratifikimin e Marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar.
-Bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Ukrainën.
-Aderimin në Zyrën Evropiane të Komunikacioneve (ECO).
-Marrëveshje financiare me Fondin e Abu Dhabi-t, BERZH dhe Komisionin Evropian (IPA III) për periudhën 2024–2027, në sektorët e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë; si edhe disa ndryshime ligjore për buxhetin, dokumentet e identifikimit dhe përmirësime të shërbimeve për qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

