Spiropali sulmon Blushin: Je një llups dembel që fajëson dynjanë për boshllëkun tënd

Pas akuzave për vjedhje nga koordinatorja e LIBRA-s, sekretarja e rinisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar kundër kryetarit të kësaj partie Ben Blushi.

Në një status në Facebook, Spiropali akuzon Blushin duke i thënë ““mirë që je një bosh i madh po ke një të keqe edhe me të madhe: Je llups i madh ti”.

Statusi i Elisa Spiropalit

Swiss Digital Desktop Reklama

Blushi më paska nxjerrë një lexuese të librit bosh të partiçkës së tij, për të recituar pretencën që gjysëmshkrimtari gjysëmpolitikani ka bërë për mua! Po pse kështu o Blush? Apo mendove të më pickoje me gjuhën e lexueses tënde ndërkohë që thumbin tënd ta njeh i madh e i vogël në partinë nga ku na le shëndenë?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë unë s’kam punë me të gjorën lexuese që paska mësuar prej teje edhe biografinë e Lenka Cukos, po e kam me ty punën përsëri. Sepse mirë që je një bosh i madh po ke një të keqe edhe me të madhe: Je llups i madh ti! Ndoshta ngaqë boshllëku të bën makut dhe ty makuteria të ka bërë legjendë sa herë të kanë lënë gjë në dorë. Edhe këtë e dinë të gjithë ata që kanë punuar me ty. Tmerr, thonë.
Megjithatë Blush o Blush, meqë ke ngritur përmes lexueses pyetjen ç’lidhje kam unë me doganierët e arrestuar, po të përgjigjem. Unë kam me ta po aq lidhje sa ç’ke ti me bletët.
Në fakt ti s’ke lidhje jo vetëm me bletët, po me askënd që ty të bën të ndjehesh ai që je: Nje llups dembel, që di vetëm të fajësosh dynjanë për boshllëkun tënd.

Screenshot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?