Spiropali, takim me kreun e OSBE-së, Vincenzo del Monaco: Të gatshëm për bashkëpunim me opozitën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur në një takim  kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo del Monaco.

Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se ka biseduar me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës zgjedhore për të zbatuar rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë i Spiropalit në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. 🤝
Rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR, të adresuara në ndryshimet legjislative, reflektuan frymën pozitive në zgjedhjet e 25 Prillit.
Bisedova me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse në zbatimin e rekomandimeve të mbetura, duke nisur nga kuadri ligjor tek administrimi zgjjedhor, të gatshëm për t’i dakordësuar këto prioritete në tryezë me opozitën.
E përgëzova Ambasadorin për arritjen e zhvillimit të Konferencës së ardhshme të Medias së OSBE në Tiranë më 11 Tetor, një konferencë ndërkombëtare me prezencën e gazetarëve dhe rrjeteve mediatike më në zë të rajonit, ku do kem kënaqësinë të flas për disa nga sfidat tona të përbashkëta si liria e medias, dezinformimi dhe standardet më të larta të informimit të publikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?