FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali u kthehet deputetëve të PD-së: Ç’ju duhet si vishem unë, me pantollona apo…!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u është përgjigjur deputetëve të PD-së, të cilët kanë kundërshtuar që ministrja të bënte interpelancën në vend të Ramës për çështjen Mcgonigal.

Se kuptoj, a kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, duroni. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione, jeni qesharakë. Si Grata dhe Non-grata, keni dy jave që gërricni nervat e miletit. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po u kap pas flokëve, do të kapet pas ndonjë kanali”, tha Spiropali. Pas ndërprerjes së seancës parlamentare ka reaguar prapë ministrja Spiropali: “Qetësohuni more, kam gjithë durimin që t’ju dëgjoj. Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona. E rëndësishme është që këtu të vijmë dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të lejojmë që ju të ngrini gënjeshtra dhe të pretendoni që ne të mos ju japin përgjigje. Po ju pyes i doni apo nuk i doni përgjigjet?

Zoti Bardhi këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë, nuk e pres këtë nga ju. Nuk mund të vini këtu të hidhni akuza që nuk ekzistojnë në asnjë dosje, por si duket me ata që rri ashtu bëhesh.  26 shpirtra e prisnin Berisha junior në derën e SPAK ndaj u bllokua kjo foltore. përgjigjen  e keni marrë dhe do ta merrni”, tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?