Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, Rama poston video: Mbi 1 mijë ndërhyrje në vit

Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama, thotë se spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin. Për të në këtë spital do të kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit, do të ketë 112 mjekë profesionistë të përkushtuar, si edhe shërbim të dedikuar për çdo urgjencë 24/7.

Postimi i plotë

Transformimi rrënjësor i QSUT vazhdon, spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare. Me aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin.

-mbi 1,000 ndërhyrje në vit
-112 profesionistë të përkushtuar
-shërbim 24/7 për çdo urgjencë

Në këtë spital do të kryhen ndërhyrjet më të ndërlikuara të kardiokirurgjisë kongjenitale neonatale dhe pediatrike, si të planifikuara ashtu edhe urgjente, duke garantuar kujdes të specializuar dhe gjithëpërfshirë.

SHKARKO APP