Statusi i naftëtarëve, PDIU tërhiqet, në fuqi propozimi i qeverisë

Deputeti i PDIU-së, nismëtari i draftit të statusit në naftëtarit, Omer Mamo u tërhoq nga propozimi i tij duke lënë në fuqi projektligjin paralel të qeverisë. Vendimi nuk u prit mirë nga kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda, ndërsa në Komisionet Parlamentare drafti u prezantua nga Ministri Klosi dhe zv/Ministrja Vjollca Braho.

Omer Mamo, deputeti i PDIU-së u tërhoq nga drafti i tij për statusin e naftëtarit, duke lënë propozimet e tij në draftin paralel të qeverisë që parashikon ulje të moshës së pensionit për 5 mijë punonjës të nëntokës.

Vokshi: Ju tërhiqeni nga nisma juaj për t’ia lënë qeverisë apo të tërhiqet qeveria që ne të kemi një draft? Se është abuzim me iniciativën tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mamo: Unë vërtet jam nismëtar, jam modest për të gjitha këto që unë thashë, por kjo nisëm pa mbështetjen e qeverisë nuk mund të arrihet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i Mamos dhe njësimi i drafteve nuk është është pritur mirë nga kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda.

Doda: Nuk ka nevojë të vimë me drafte paralele sepse nuk është serioze sepse janë të dy pjesë të mazhorancës, të paktën kështu shpresojmë apo kështu e mendojmë deri tani.

Ministri Klosi dhe zv/Ministrja e Mirëqënies Sociale Vjollca Braho prezantuan projektligjin në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Çështjes Sociale.

Naftëtarët meshkuj do të dalin në pension në moshën 60 vjeç, ndërsa femrat që punojnë në nëntokë në moshën 55 vjeçe.

Klosi: Kanë vështirësi pune sipas përcaktimit të nenit 7 të këtij ligji, burrat mbi 20 vjet dhe gratë mbi 15 vjet dhe janë të papunë. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji përveç përparësisë në ripunësim kanë të drejtën e përfitimit financiar sipas përcaktimeve dhe vendimit të Këshillit të Ministrave.

Braho: Paga do të përcaktohet në bazë të kontratës kolektive të punë dhe do të jetë jo më e vogël se 150% të pagës minimale në shkallë vendi.

2 herë në vit, punonjësit e nëntokës sipas daftit do të kryejnë vizita mjekësore falas në qëndrat e reja shëndetësore që do të ndërtohen pranë vendit të punës së tyre.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?