Strazimiri: Deklarata e Manjanit dëshmia më e fortë se shteti është kapur nga mafia

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ndihet i neveritur nga deklaratat e pak minutave më parë të ministrit të drejtësisë Ylli Manjani që u shkarkua sot nga kryeministri Edi Rama.

Anëtari i komisionit të reformës në drejtësi përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se çfarë duhet të deklarohet më shumë se sa dëshmia e vetë Ministrit të Drejtësisë që pohon që shteti që drejton është i kapur nga mafia, dhe është kjo e fundit, që e shkarkoi vetë Manjanin.

Reagimi i deputetit Gent Strazimiri

Çfarë “kumrie” më të rëndësishme “që t’i këndojë mbi krye” mund të ketë një drejtues shteti, sesa dëshmia e Ministrit të tij të Drejtësisë që:

– shteti që drejton, është I KAPUR NGA MAFIA,

– që policia e shtetit që drejton, PUNON PËR MAFIAN

– që Ministri i Brendshëm i qeverisë që mban në këmbë, fsheh në mënyrë të përsëritur urdhër-arrestet e INTERPOL për kriminelët që duhet të kapë

– që falë kësaj lidhjeje të pazgjidhshme të shtetit dhe ministrave me MAFIAN, Shqipëria ËSHTË KANABIZUAR

– që Kryeministri i qeverisë që mban në këmbë, dikton me telefon Vendime Gjykatash në favor të MAFIA-s dhe KRIMINELËVE me të cilët ndan pushtetin

– që REFORMËN NË DREJTËSI në shtetin që drejton, PO E BËJNË KRIMINELËT dhe MAFIA E QEVERISË

– që qeveria e Kryeministri që mban në pushtet, i falin miliona euro MAFIA-s (me dhe pa kravatë), përmes Vendimesh Qeverie të dala nga mbledhje QË NUK KANË NDODHUR KURRË…

QË MINISTRI YT, NË QEVERINË QË TI MBAN NË KËMBË, NË KËTË SHTETIN QË TI DREJTON TË DEKLAROJË, PASI TI KE NEGOCIUAR SHKARKIMIN E TIJ:

MË SHKARKOI MAFIA!!! ????

????!!!!

SHKARKO APP