Strazimiri: Mbledhja nuk ka nisur, presim anëtarët e PS
Ende nuk ka nisur mbledhja e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi. I pari që ka reaguar lidhur me këtë çështje është anëtari demokrat i komisionit Gent Strazimiri, i cili shkruan në Facebook se mbledhja e këtij komisioni nuk ka nisur ende. Sipas tij, në këtë mbledhje ende nuk janë paraqitur deputetët e PS-së, ndërsa ata të PD dhe LSI janë të pranishëm.
Statusi në facebook
“LIVE nga salla e Komisionit të Reformës në Drejtësi: Nata ra’ siç e pata merakun…. Dhe, siç ia pata frikën pak orë më parë, po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme. Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen. Mjerot anembanë kanë marrë porosi të raportojnë se ç’po bisedohet në mbledhjen që ende s’po mblidhet”,- shkruan Strazimiri.
Mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar u paralajmëruar nga vetë Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta. Që do të mblidhej në orën 20:30, pas arritjes së konsensusit në mesditë.
KOHA JONË SONDAZH

