
U nisën në këmbë nga bankat e auditorit në Universitetin Bujqësor në Kamëz, dhe kanë mbërritur në sheshin ”Skëndërbej”.
Studentët shprehen se do ti bashkohen protestës së madhe që do të mbahet para Kryeministrisë në orën 17:00.
“Sot pedagogët duhet të jemi me ne. Ne ose do jemi studentë, ose do jemi punëtor, po punuam 8 orë domosdoshmërish i kemi anashkaluar disa lëndë. Do i bashkohemi protestës pasdites te Kryeministria”.
