Studentët protestë masive, policia blindon Kryeministrinë (FOTO)

Studentët nga mbarë vendi, kanë nisur këtë të hënë protestën masive para Kryeministrisë. Ata kërkojnë plotësimin e 8 pikave të tyre të panegociueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar studentëve nëpër rrjetet sociale që të ulen e të dialogojnë për këto 8 pika.

Nëse edhe ditën e sotme nuk marrin përgjigje pozitive nga qeveria, ata kanë paralajmëruar ngujim në ambientet e brendshme të Korpusit Qendror të Universitetit të Tiranës. Ky informacion u bë publik gjatë një prononcimi për ”News 24” nga një student i Drejtësisë, teksa marshonin drejt kryeministrisë. Studenti tha se edhe nëse kërkesat nuk përmbushen pas ngujimit, të rinjtë parashikojnë edhe skenarin e grevës së urisë.

Pjesëmarrja e lartë e protestuesve ka bërë që të ketë një shtim të numrit të forcave të policisë. Nga foto shihehet një numër i madh efektivësh të vendosura në lulishten mes kryeministrisë dhe Piramidës.

SHKARKO APP