Studentët: Qeveria ndërpret dritat. U thyhet fonia që të mos mbajmë fjalime
Studentët që protestojnë para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme kanë kërkuar të organizohen më mirë. Një pjesë e tyre, me shpenzime personale kanë paguar për të pasur në protestë një qendër zëri të madhe, me qëllim që të dëgjohen më mirë kërkesat dhe fjalimet e tyre në protestë.
Por sapo në rrugën ku zhvillohet protesta kanë mbërritur pajisjet për foninë, studentëve u janë ndërprerë dritat dhe pajisja nuk mund të punojnë.
Ndërprerja e dritave në “Rrugën e Durrësit” është vetëm një akt që lidhet me përpjekjet për të përçarë protestën.
Studentët thanë se do të mblidhnin lekë për të marrë me qera dhe një gjenerator, me qëllim që të mos jenë të varur nga qeveria për energjinë elektrike në protestë.