Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Studimi i Kombeve të Bashkuara/PD-Ramës: Mos provoko dhunën tek ”Unaza e Re”, nis dialogun

Politikë E shtunë, 9 Nëntor 2019 11:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike përmes ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu, i kërkon qeverisë që të mos provokojë banorët tek ”Unaza e Re” dhe të nis dialogun. Reagimi vjen pas dëbimit që qeveria po u bën banorëve tek Astiri dhe provokimet e ditëve të fundit me forca policore dhe të IKMT. Përmes një deklarate për shtyp, Balliu ka cituar në vazhdimësi ligjet ndërkombëtare që sugjerojnë dialogun e qeverisë me protestuesit në të gjitha rastet. ”Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re. Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë që shmang dhunën dhe përplasjen. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës”,-tha Balliu në deklaratën për shtyp.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN. Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të nderuar qytetarë, që e dini çfarë sakrificash duhen për të patur një shtëpi, një strehë të sigurt për fëmijët dhe familjen! Nuk ka asnjë prej jush që në këto vite të drejtimit të vendit nga Edi Rama, të mos ketë ndjerë dhunën, presionin, kërcënimin apo mungesën e sigurisë gjatë këtij pushteti të ndërtuar mbi padrejtësinë. Të gjitha këto i kanë përjetuar shumëfish prej një viti banorët e Unazës së Re. Ata janë çdo ditë nën kërcënim e bandës në pushtet. Kërcënohen me burg, me shembje dhe grabitje të pronës së tyre pa u dhënë asnjë dëmshpërblim, megjithëse atyre u janë marrë paratë për të legalizuar shtëpitë.

Edi Rama është i gatshëm të shkelë me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, ligjet e vendit por dhe konventat ndërkombëtare, vetëm që të mbrojë interesat e atyre me të cilët cakton se 1 km rrugë kushton 20 milion euro. Dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre është një akt i pastër në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Këtë nuk e thonë më vetëm banorët e Unazës së Re, nuk e thotë më vetëm Partia Demokratike, por edhe Kombet e Bashkuara, organizata ndërkombëtare që është ngritur për të mbrojtur liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Në një studim të publikuar së fundmi për banesat sociale, PNUD, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, pohon se “dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre” është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”. Ky është parim që e njeh çdo qeveri demokratike, përveç qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, i cili kërkon të dëbojë nga shtëpitë pa dëmshpërblim rreth 2 mijë qytetarë për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës, ku 1 km rrugë kushton 20 milion euro. Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por EDI RAMA i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos. Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re. Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë që shmang dhunën dhe përplasjen. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re që janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të drektë. Partia Demokratike dënon çdo alt që shkelin të drejtat e njeriut dhe i kërkon qeverisë të zbatojë me përpikmëri ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare. Dialogu me banorët e Unazës së Re është e vetmja rrugë që zgjidh këtë problematikë, shmang konfliktin, përplasjen dhe dhunën e padëshiruar!

Etiketat e lidhura

Klevis Balliuunaza e re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.