Sulme ndaj SHBA, Shehu: Rama dhe Bushati shkelin në dërrasë të kalbur

Në Konferencën Islamike, Presidenti turk, Erdogan i kërkoi botës islame mbështetje të plotë për Palestinën, duke hedhur akuzua të forta drejt SHBA-së, se i ka duart e lyera me gjakun e palestinezëve.

Në politikën shqiptare, deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka një reagim të fortë për qeverinë ”Rama 2”, ku thekson se sërisht kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm kanë shkelur në dërrasë të kalbur.

Përmes një postimi në facebook, Shehu i kërkon qeverisë përgjigjen nëse e mbështesin deklaratën e firmosur dje, që Shehu e sheh me sulme ekstreme ndaj aleatit tonë strategjik, ShBA-së. Gjithashtu Shehu përmend edhe se ambasadori shqiptar në Izrael, ishte pjesë e inagurimit të ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Tritan Shehut

Swiss Digital Mobile Reklama

Z. Kryeminister dhe Minister Jashtem, keni shkelur ne “derrase te kalbur” dhe demtuar rende interesat e Kombit tone perseri: Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty. Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).
Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik. Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme. Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e “mbretit lakuriq”… Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare. A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate???

Deklaratën e plotë e lexoni KËTU

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?