Sulmet e Ramës ndaj BE dhe SHBA, Paloka: Pas 25 prillit do kërkojë azil

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shprehet se sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër BE dhe SHBA, mund të shpjegohen vetëm me largimin e kryeministrit më 25 prill. Në një postim në Facebook, Paloka thotë se ka gjasë që pas zgjedhjet, Air Albania të kryejë një udhëtim pa kthim drejt Lindjes, me pasagjerin e vetëm Edi Rama.

Sulm BE ! Sulm SHBA! A ka marrë garanci Rama për azil politik në Lindje? Charterin privat e mban gati në aeroportin privat të Rinasit! Më 26 prill nuk është çudi që Air Albania të kryejë fluturimin e fundit pa kthim me “pasagjerin” e saj! Po me të tjerët që do lërë pas “dumbaba” çdo behet? Sigurisht që atij vetë kjo nuk i hyn fare në xhep. Si gjithnjë zorraxhinjtë i ka përdorur dhe i ka hedhur”,- deklaron Paloka në Facebook.

SHKARKO APP