Sulmi te sistemi TIMS në Shqipëri, SHBA sërish sanksione për iranianët

Sistemi TIMS i Shqipërisë që u rrëmbye nga Irani, ka bërë që SHBA-ja të vendos sërish sanksione. Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë. Më parë ka ka vendosur sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, një grup aktorësh kibernetikë keqdashës me bazë në Iran, kanë kompromentuar rrjetet e bazuara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që të paktën që nga viti 2020.

“Aktorët e Ransomware dhe kriminelët e tjerë kibernetikë, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare ose baza e operacioneve, kanë shënjestruar bizneset dhe infrastrukturën kritike duke kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë fizike dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera.

Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime koordinuese me partnerët tanë globalë për të luftuar dhe parandaluar kërcënimet e ransomëare, përfshirë ato që lidhen me IRGC-në”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmi dhe Inteligjenca Financiare Brian E. Nelson.

Ishte qeveria shqiptare që prishi pak ditë më parë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi ka prova të pakundërshtueshme se ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online shqiptare.

SHKARKO APP