Sulmi kibernetik, Presidentja Osmani: Jemi me qeverinë Rama. Irani të përgjigjet

Kryeministri Edi Rama tha sot se sulmi kibernetik ndaj institucioneve shqiptare ka ardhur nga Irani. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin kibernetik që Irani ka bërë ndaj institucioneve qeveritare dhe shërbimeve online e-Albania më 15 korrik në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twtter, Osmani shkruan se ata qëndrojnë me qeverinë shqiptare, teksa ka kërkuar nga Irani të përgjigjen për këtë veprimi të paprecedentë.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik ndaj infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne qëndrojmë me presidentin Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjnë thirrje Iranit të përgjigjet për këtë veprim të paprecedentë”, shkruan ajo.

SHKARKO APP