Sulmi ndaj Nikollës, Veliaj: Fyerja publike nuk shuan kontributin në punën e saj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është solidarizuar me ministren Lindita Nikolla, e cila një ditë më parë u sulmua me salcë nga një studente.

Gjatë prezantimit të buxhetit në njësinë 7 në Tiranë, Veliaj tha se fyerja apo diskriminimi publik i Lindita Nikollës nuk mund të shuajë kontributin në punën e saj.

Veliaj: Në shkollë mësova se epoka e gurit nuk mbaroj se mbaruan gurët, gurë ka akoma. Epoka e gurit mbaroi se u civilizuan njerëzit dhe kuptuan që nuk ishte e nevojshme ta godisje dikë, ta fyeje apo degjeneroje atë, por kishte nevojë për një debat publik si ky që po bëjmë sot. Ndaj dhe të gjithë ata që shpresat e tyre politike i kanë tek rikthimi i epokës së gurit ju kujtojmë se nuk mbaroj ajo epokë se mbaruan gurët, por sepse kombi u civilizua. Në një qytet të civilizuar ne diskutimet i bëjmë si njerëz të civilizuar. Por le të mos bëjmë atë gabim që kanë bërë shumë të tjerë nga kjo fryma populiste që medojnë se diskriminimi publik dhe fyerja publike e dikujt mund të shuajë kontributin që Lindita, mësues , drejtoresha dhe njerëz të përkushtuar ka në vendin tonë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe sigurisht kur të mbarojë histeria, kur të mbarojnë like, kur të mbarojë gjithë turfullimi edhe të gjtihë të nxjerrin mllefin dhe helmin që kemi dhe kur të arsyetojmë si njerëz normale është shumë e arsyeshme të bëjmë një krahasim të thjeshtë. Si ishin protestat kur kemi qenë bashkë në shumë prej jush, e sesi studentët flakeshin dhe sesi merreshin jetën në qafë.  

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?