Sulmi ndaj Nikollës, Xhaçka akuzon studenten dhe replikon me Mimoza Hafizi

Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka ka reaguar sot ndaj veprimit të  studentes që sulmoi dje ministren e Arsimit Lindita Nikolla

Sipas Xhaçkës, “u sulmua në mënyre tinëzarë një grua e cila jo vetëm ka udhëhequr një reforme të vështirë që i shërben të ardhmes së vendit, por që ka treguar me profesionin e saj se sa pranë kërkesave dhe interesave të të rinjve është”.

Xhaçka tha se veprimi i studentes “nuk është asgjë tjetër përveçse shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik që meriton vetëm mëshirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja socialiste ka bërë edhe një koment për deklaratën e deputetes Hafizi mbi sulmin ndaj ministres Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumë shkurt. Prisnim më shumë kulturë nga ata që librin e bën parti dhe inatin e kanë ideologji”.

Hafizi shkruante dje se “njollat mbi trupin dhe rrobat e ministres së arsimit edhe lahen, edhe fshihen. Po në ndërgjegje, a kanë ndonjë njollë? Për universitetet publike, që po i shkatërrojnë pa dhimbje e pa skrupull. Si mund t’i lajnë këto njolla?

Deklaratë e plotë e Xhaçkës:

Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, u sulmua në mënyre  tinëzarë nje grua e cila jo vetëm ka udhëhequr nje reforme te veshtire qe i shërben te ardhmes se vendit, por qe ka treguar me profesionin e saj se sa pranë kërkesave dhe interesave te te rinjve është.

Personi që kreu këtë akt të shëmtuar nuk do të meritonte asnjë reagim nga ana jonë, pasi veprimi i saj, nuk është asgjë tjetër përvecse shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik që meriton vetëm mëshirë.

Por, reagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha, del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla.

Personit qe ka kthyer parlamentin ne platformën personale te shfaqjes se karagjozllëkut me ekstrem cdo te enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej cdo kufiri duke mos kursuer as gratë qe ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme te perdoresh nje vajze për te dhunuar nje grua.

Turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket.

Theksojme për qytetaret se e drejta e tubimit dhe e protestës është nje e drejte kushtetuese, thelbesore dhe e pacenueshme. Por si cdo e drejte njerezore ajo ka nje limit. Limiti mbaron atje ku fillon e drejta e tjetrit.

Pavaresisht pakënaqësisë apo revoltës personale qofte kjo edhe kolektive, fyerja dhe cenimi i integritetit te figurës se tjetrit nuk respekton parimet e bashkëjetesës demokratike dhe nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e te drejtës për te protestuar. Protesta si cdo e drejte duhet bere sipas mjeteve ligjore dhe duke respektuar te drejtat e tjetrit.

E theksojme, asnjë arsye nuk justifikon përdorimin e nje vajze për te ushtruar dhune mbi nje grua. Sensi i protestës e rebelimit, antikonformismi, apo kinse idealializmi për te dhunuar ne emer te padrejtësisë nuk mund te shërbejnë kurrsesi si justifikim për te tilla akte qe nuk kane asgjë te përbashkët me ligjin, qytetarinë, demokracinë apo shoqërinë qe duam te ndërtojnë.-Dita

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?