Sulmi në Veri, Tabaku akuza Serbisë: Iku me kohë epoka kur me kërcënime mund të ketë shfajësim

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku për sulmin në Veri të Kosovë, thotë se pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili duhet të rikthehet por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë. Teksa akuzon Serbinë, thotë se a shkuar me kohë epoka kur me kërcënime mund të ketë shfajësim.

Postimi i plotë

Java e kaluar ishte dramatike për Kosovën dhe rajonin. Përpjekja e vazhdueshme e qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiç për të përdorur ngjarjet e tmerrshme në Kosovë dhe mbi të gjitha grupet kriminale që kanë pasur synim destabilizimin e një fiqnji na kujton hijet e të djeshmes. Hijet e një kohe ku këto ngjarje ishin benzina që i hidhej zjarrit dhe prej të cilit Ballkani është përcëlluar.

Fryrja e këtij zjarri e kësaj retorike kur vendet janë të ulura në tryezën e bisedimeve, dhe përdorja e këtyre mjeteve është e papranueshme. Ka shkuar me kohë epoka kur me kërcënime mund të ketë shfajësim.

Pamjet e mjeteve të armatosura që i afroheshin kufirit me Kosovën ishin pamje që evokonin kujtime të dhimbshme për dialogun, i cili sigurisht duhet të rikthehet por jo me të njëjtat mënyra e mjete si më parë.

SHKARKO APP