Sulmohet me gurë Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi
Disa gurë janë hedhur mbrëmjen e sotme ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat malazeze, sipas të cilëve gurët janë hedhur kur pranë selisë diplomatike ka kaluar një grup nga qyteti i Nikshiçit.
Të njëjtat burime njoftojnë se nga sulmi me gurë nuk ka asnjë thyerje, por vetëm dy dëme të vogla në fasadën godinës.
Aktualisht Mali i Zi është përfshirë nga protestat e fraksioneve të opozitës kundër qeverisë së kryeministrit Gjukanoviç.
KOHA JONË SONDAZH

