FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surpriza e pesënjakëve nga Peqini për Metën e Kryemadhin. Historia që i kujtojnë (Video)

PEQIN- E kush tha që të mirat nuk shpërblehen në jetë! Kjo shprehje ka marrë më shumë kuptim se kurrë sot, në Peqin gjatë një takimi të kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi njëherësh deputete e LSI-së me të rinjtë e LRI-së.

Ishin 5 persona të veçantë ata që vendosën të surprizojnë çiftin Meta-Kryemadhi. Bëhet fjalë për pesënjakë të lindur 16 vite më parë, të cilët kanë vendosur t’i falënderojnë live si Metën dhe Kryemadhin për të mirat që kishin bërë për familjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç u shprehën të rinjtë 16 vite më parë, kur ishte kryeministër Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij kishin udhëtuar drejt Peqinit për të ndihmuar një familje që kishte sjellë në jetë pesënjakët. Dhe pikërisht sot, 16 vite më vonë, ata janë rritur dhe ua kujtojnë këtë të mirë live.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?