Tabaku: 1,2 mld euro dëmi ekonomik për 2019 dhe 7,2 mld në 7 vite

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka denoncuar sërish qeverinë për rrënimin e buxhetit. Tabaku ka publikuar në facebook, shifrat e KLSH-së, teksa shkruan se viti 2019 ka qenë viti i tërmetit dhe shifrat e 1.2 mld eurove vjedhje nga buxheti tregojnë më së miri se çfarë janë të aftë të bëjnë. Nga ana tjetër, Tabaku shton se vetëm tek Prokurimet Punlike dëmi ekonomik është gati 50% i totalit të tij dhe se pikërisht në buxhetin e vitit 2019 ku zjarrfikësit nuk kishin as mjete për të shpëtuar bashkëqytetarët, në të janë vjedhur 1.2 mld euro.

Postimi i plotë

1,2 mld euro dëmi ekonomik për 2019 dhe 7,2 mld në 7 vite! Praktikisht kanë vjedhur, grabitur e rrënuar dy buxhete shteti! Kjo është shifra zyrtare që KLSH pohon në raportet e saj. Fatkeqësisht nuk ndalen në asgjë dhe nuk kanë cipë kur vjedhin, viti 2019 ka qenë viti tërmetit dhe shifrat e 1.2 mld eurove vjedhje nga buxheti tregojnë më së miri se çfarë janë të aftë të bëjnë. Vetëm tek Prokurimet Publike dëmi ekonomik është gati 50% i totalit të tij.

Tashmë është e qartë se përse Shqipëria dhe buxheti nuk iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Janë vjedhur dy buxhete shteti, kanë avulluar nga dy buxhete taksat e rritura që kanë oaguar shqiptarët. Pikërisht në buxhetin e vitit 2019 ku zjarrfikësit nuk kishin as mjete për të shpëtuar bashkëqytetarët. Në të janë vjedhur 1.2 mld euro, një shifër e frikshme. Kurse sot situata është në kolaps, spitalet janë të tejmbushur, njerëzit lihen para dyerve të ndërrojnë jetë.

Ekonomia është në kolaps të plotë. Nëse çdo vend në glob u investua për të mbajtur në këmbë bizneset, për të mbajtur në vendin e punës të punësuarin, ER vazhdoi të mendonte për bandën e tij; bizneset e tij! Ai që nuk do shqiptarët nuk ka se sit ë dojë Shqipërinë. Ai që i vjedh shqiptarët nuk ka se si të mbrojë Shqipërinë. ER është një aksident i trishtë i një populli që shumë shpejt do t’i tregojë atij dhe ortakëve te tij vendin. Në 25 prill 2021 do t’i kërkohet llogari atij dhe vartësve të tij për çdo qindarkë taksë të vjedhur dhe keqpërdorur.

SHKARKO APP