FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tabaku: Deklaratat e Ilir Metës të papranueshme, nuk kemi betejë me drejtësinë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e ftuar në News 24 ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK dhe reagimin e politikës ndaj strukturës së posaçme.

Tabaku u shpreh se politika ka frikë nga SPAK dhe zyrtarët sot kanë frikë të firmosin nga frika e Prokurorisë së Posaçme. Duke komentuar deklaratat e fundit shpërthyese të Ilir Metës ndaj këtij institucioni, ajo i cilësoi ato si të papranueshme.

“Politika ka frikë nga SPAK-u. Zyrtarët sot kanë frikë të firmosin nga frika e SPAK-ut. Ne nuk e kemi betejën me SPAK. Duke besuar te forca e ligjit duhet ta lëmë të bëjë punën e vetë dhe të fokusohemi te ndryshimi i kulturës së korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e Metës më janë dukur të papranueshme. Nuk e kemi betejën me SPAK. Duhet të shohim si të përdorim çdo gjë që ka ndodhur për t’i kërkuar SPAK të shkojë te nivelet më të larta të pushtetit dhe të tregojë se nuk ka frikë nga pushteti. Duhet t’i lëmë kohën e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne duhet të kemi një vëmendje të shtuar në prokurorët që do futen në sistem, por edhe në kreun e ardhshëm. Nëse ka një njeri që është i interesuar që SPAK të mos ketë pavarësi, ky është kryeministri”, u shpreh Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?