Tabaku dhe Gjekmarkaj, debate me deputetët e PS-së: Turp që përjashtuat opozitën!

Mbledhja me dyer të mbyllura e konferencës së kryetarëve është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj e kanë konsideruar të turpshëm vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 8 deputetëve opozitarë pasi bllokuan Kuvendin, duke mos lejuar votimin e Reformës Zgjedhore.

“Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste”, u shpreh Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet nje slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik”, tha Gjekmarkaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?