Tabaku: Drejt rrëzimit edhe Bordi i Karburanteve, kënaq veç interesat e oligarkëve

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Transparencës për çmimet. Tabaku shkruan se ky vendim shpëtoi shqiptarët nga bordet socialiste dhe se ai ishte ngritur në mënyrë anti-kushtetuese. Tabaku thotë se ky vendim i hap rrugë edhe rrëzimit të Bordit të karburanteve, i cili kënaq vetëm interesat e oligarkëve.

Reagimi i plotë

Gjykata Kushtetuese shpëton shqiptarët nga bordet socialiste dhe i jep të drejtë grupit parlamentar të PD! Bordi çmimeve të ushqimeve është antikushtetues! Një tjetër betejë e fituar nga Grupi Parlamentar i PD që dërgoi ne GJK Bordin e Çmimit të Ushqimeve!

Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul! Shpresoj shumë që ky të jetë një fillim i mirë dhe për vendimin mbi bordin e karburanteve.

Politika në ndihmë të qytetarëve është pikërisht kjo! Pasi kjo e sotmja është një fitore mbi të gjitha e shqiptarëve që përtej bindjeve politike do të çlirohen nga një bord komunist dhe antikushtetues. Bordi Socialist tanimë duhet shkrirë! Ndërsa qytetarët presin të merret vendimi mbi Bordin e Karburanteve që penalizon shqiptarët dhe kënaq oligarkët.

SHKARKO APP