Tabaku flet nga Strasburgu: PD pro që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Europës. Po cënon rendin e gjithë botës

Rusia është pothuajse jashtë çdo organizate botërore, pas luftës që nisi në Ukrainë 20 ditë më parë. Këtë të martë është mbledhur asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për të vendosur nëse do të ketë përjashtim të Rusisë nga Këshilli i Europës.

Nga Strasburgu, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku tha për ”News24” se demokratët janë pro përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Europës. Për të Rusia po cënon sigurinë dhe rendin e gjithë botës.

”Vendimi do të merret sot në darkë, dhe është një vendim historik. Në Këshillin e Europën ka disa parime, standarde, që s’mund të lejohen kërcënimet. Rusia po cënon sigurinë dhe rendin e gjithë botës. PD do të mbështesë partitë e tjera të djathta për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Europës. mund të fillojë izolimi i Rusisë dhe ndikimi që mund të kenë organizma të rëndësishme të Rusia. Të gjitha sytë e botës janë drejtuar në Ukrainë”.

SHKARKO APP