Tabaku i përgjigjet ambasadores Kim: Kandidatët po kalojnë në një proces të bazuar tek merita
Jorida Tabaku i është përgjigjur ambasadores të SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në lidhje kandidimin e deputetëve që nuk e kanë kaluar Vetting-un. Përmes një postimi në Twitter, Tabaku thekson se PD-ja po kalon një proces të bazuar në meritë ku të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të dëshmohen si asnjë parti tjetër në rajon.
“Krenare që PD ka dekriminalizimin udhëheqës dhe sot më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 në Administratë Publike janë jashtë funksionit. Krenare që PD-ja po kalon një proces të bazuar në meritë, të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të dëshmohen si asnjë parti tjetër në rajon”.
Reagimi i Ambasadës amerikane vjen pasi në media qarkulloi lajmi për kandidimin e Gjin Gjonit për deputet nga Partia Demokratike, por që kjo e fundit e mohoi fill më pas një gjë të tillë.
”Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini vetë kandidatët tuaj mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”.